Apeli i Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokaine.
Raportohet se Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për Donaldo Lushajn dhe 8.8 vite për Armando Pezakun.
Këto vite janë nga gjykimi i shkurtuar që përfitojnë të arrestuarit, ndërsa pa gjykim të shkurtuar Çekaj ka 21 vite burg, Lushaj 14 dhe Pezaku 10.
Mesohet se Arbër Çekaj nuk ka bërë asnjë reagim pas shpalljes së vendimit nga Apeli i GJKKO, por e ka pritur atë i qeshur.