VIDEO/ ‘Je femër e lehtë, ule zërin me mua’, plas keq në ‘Përputhen 40’

Pa Kategori

Publikuar: 17/06/2021

VIDEO/ ‘Je femër e lehtë, ule zërin me mua’, plas keq në ‘Përputhen 40’

“Përputhen +40” vazhdon të tërheqë audiencë për shkak të debateve mes konkurrenteve. Ditën e djeshme, një debat është zhvilluar mes Lindës dhe Linditës për Çimin, i cili po i përgjigjej pyetjeve të publikut.

Debati në studio:

Linda: Stelën e shikon më seriozisht, ndërsa Linditën e ka marrë “easy going”, më të lehtë.

Lindita: E ke shumë gabim.

Linda: Mos më ngri zërin mua.

Lindita: E ke marrë gabim. Do të bësh monolog apo do të dëgjosh? Të mos revoltohesh kot, dëgjo. Të mos marrësh dikë seriozisht, nuk do të thotë që është i lehtë.

Linda: Unë jam e hapur me të gjithë, por nuk jam e lehtë. Duhet shumë që të më arrish mua.