Video/ Brenda laboratorit ku dyshohet se ‘lindi’ koronavirusi, lakuriqë nate të gjallë të mbyllur në kafazë

Pa Kategori

Publikuar: 15/06/2021

Video/ Brenda laboratorit ku dyshohet se ‘lindi’ koronavirusi, lakuriqë nate të gjallë të mbyllur në kafazë

Në një video të shpërndarë nga Sky News Australia, janë bërë publike disa imazhe të lakuriqëve të natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan duke ringjallur edhe njëherë debatin për origjinën e virusit.

TV zbuloi një video të vitit 2017 në të cilën punonjësit e Institutit të Virologjisë shfaqen duke ushqyer kafshët. Videoja 10-minutëshe, me titull “Ndërtimi dhe Kërkimi në Laboratorin e Wuhan P4” “feston përfundimin e objektit dhe paraqet intervista me shkencëtarët kryesorë nga laboratori i Nivelit 4, më i larti në siguri.

Në të flitet për masat paraprake të “sigurisë maksimale” në rast të një “aksidenti” dhe “përplasjesh të forta” me qeverinë e Parisit gjatë ndërtimit të saj.

Bërja publike e këtyre imazheve mund të paraqesë një siklet të ri për OBSH, të cilin fillimisht e mohoi ishte i mundur. Imazhet përgënjeshtrojnë versionin e OBSH-së që e kishte quajtur hipotezën si “komplot”.
Shi Zhengli, e ashtuquajtuar” Gruaja Bat” e institutit nuk e pranon asnjëherë që mund të ketë pasur eksperimente me lakuriqët në laboratorin e tyre, por pas kësaj video duket se nuk kanë mbetur dyshime.