Supersfidën e Europës e vendosi autogoli i Hummels, ‘gjelat’ e Francës i mban vetëm arbitri!

Pa Kategori

Publikuar: 15/06/2021

Supersfidën e Europës e vendosi autogoli i Hummels, ‘gjelat’ e Francës i mban vetëm arbitri!

Franca është shumë e fortë për Gjermaninë. ‘Gjelat’ vetëm arbitri mundi t’i ndalte sonte.

Dikur ishte heroi i Gjermanisë kundër Francës, por autogoli i Mats Hummels ka ndëshkuar ‘panzerat’ në ndeshjen e parë të Europianit që përkoi kundër kampionëve të botës.

Në shtëpinë e gjermanëve vendosi episodi i minutës së 20 kur qendërmbrojtësi Mats Hummels ngatërroi portë, duke dërguar topin në katërkëndorin e Manuel Neuer.

Në vijim pritej reagimi i Gjermanisë, por kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low nuk i kishte shkëndijat e duhura. Nga ana tjetër Franca kampione bote tentoi ta vriste sfidën dhe për këtë gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, por në të dy rastet anësori akordoi pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjeve të para në grupin F Franca renditet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Portugalia e vendit të parë, por luzitanët kanë avantazhin e golavarazhit.