Prapaskena

Dritan Leli refuzon ballafaqimin dhe kërcënon: Po shkelni ligjin, do gjobiteni! (Letra)

Publikuar: 15/06/2021

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur në një ballafaqim publik nga anëtarët e këshillit bashkiak.

Përballja do të bëhej në Teatrin e qytetit, mirëpo vendi nuk është pritur mirë nga Leli, i cili ka kërkuar që të bëhet online. Sipas tij, nëse në një ambient do të jenë të pranishëm 60 persona, mbledhja do të jetë në shkelje me rregullat anticovid,.

Leli i ka dërguar një letër, Kryetares së Këshillit, duke thënë se pas diskutimeve dhe shkresave mes tij dhe këshillit bashkiak, është vendosur që mbledhja të bëhet përmes platformës zoom.

Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit.

imi



Më të lexuarat