Ç’po kurdisin?! Berisha prej më shumë se dy orësh në zyrën e Bashës

Pa Kategori

Publikuar: 13/06/2021

Ç’po kurdisin?! Berisha prej më shumë se dy orësh në zyrën e Bashës

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me Lulzim Bashën. Mesohet se Berisha ndodhet në zyrën e Bashës prej më shumë se dy orësh.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes Berishës dhe Bashës, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Vetëm Basha dhe Berisha kanë votuar në Tiranë, ndërsa në garë janë katër kandidatë, kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.