Gramoz Ruçi largohet nga politika pas 30 vitesh: Nuk do ta marr mandatin në shtator, kaq ishte rrugëtimi im

Pa Kategori

Publikuar: 12/06/2021

Gramoz Ruçi largohet nga politika pas 30 vitesh: Nuk do ta marr mandatin në shtator, kaq ishte rrugëtimi im

Gramoz Ruçi, një nga figurat kryesore dhe emblematike të Partisë Socialiste, ka vendosur të largohet nga PS dhe politika pas 30 vitesh. Ruçi deklaroi tërheqjen në Kongresin e PS-së. Ruçi tha se nuk do të marrë mandatin e deputetit në shtator dhe se do largohet nga strukturat e PS.

Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratonw ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.