EMRI/ I mituri plagos rëndë me thikë një 30-vjeçar në Elbasan

Pa Kategori

Publikuar: 12/06/2021

EMRI/ I mituri plagos rëndë me thikë një 30-vjeçar në Elbasan

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Enea Zylfullari 30 vjeç është qëlluar disa herë me thikë duke marrë plagë të rënda.  Ngjarja, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.

Ndërkohë policia e Elbasanit falë ndërhyrjes së shpejtë ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e sherrit që çoi më pas në plagosjen e 30-vjeçarit.