Sulmohen me armë e tritol-dron bizneset e Lefter Kokës

Pa Kategori

Publikuar: 11/06/2021

Sulmohen me armë e tritol-dron bizneset e Lefter Kokës

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës.

Mësohet se i është vënë tritol me dron biznesit të ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka.

Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në një kantinë pijesh, ku u regjistruan dëme materiale.

Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj bizneseve të Lefter Kokës, pasi një ditë para zgjedhjeve është qëlluar me armë pranë ambienteve të një tjetër biznesi të ish-ministrit.

Ndërkohë, mësohet se policia po heton nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.