Lëvizja e Ilir Metës dy ditë pas shkarkimit, çfarë paralajmëron?

Pa Kategori

Publikuar: 11/06/2021

Lëvizja e Ilir Metës dy ditë pas shkarkimit, çfarë paralajmëron?

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë një konferencë për mediat. Kjo konferencë vjen dy ditë pas shkarkimit të tij nga Kuvendi.

Bëhet me dije se Meta do të mbajë konferencën në orën 13:00 në Institucionin e Presidentit. Presidenti do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Sakaq, pritet që ai të flasë edhe për vendimin që mori Kuvendi për shkarkimin e tij.

“Rikthehen konferencat per medias te se premtes. Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit” thuhet në njoftimin e presidencës.