Dy ngjarje të rënda në Tiranë, njëri vetëvaret në Baldushk, tjetri plagos me thikë adoleshentin

Pa Kategori

Publikuar: 11/06/2021

Dy ngjarje të rënda në Tiranë, njëri vetëvaret në Baldushk, tjetri plagos me thikë adoleshentin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Baldushkut. Mësohet se një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në pemë.

Burimet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.U.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk, është vetëvarur në një pemë shtetasi Sh. U., 60 vjeç.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në rrugën “Myslym Keta”, ku një person, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka plagosur me thikë një 18 vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar autorin e plagosjes, 22 vjeçarin me iniciale E.T.

Informacion paraprak:

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.