Komisioneri Oliver Varhelyi ndan foto zyrtare nga samiti që është zhvilluar sot në Tiranë, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se BE ka vendosur të japë 30 miliardë euro për Planin Ekonomik të Investimeve.
“Plani Ekonomik dhe i Investimeve nuk do të funksionojë nëse Ballkani Perëndimor nuk funksionon si një”, shkruan ndër të tjera Varhelyi. “Nga bërja e realitetit e Tregut të Përbashkët Rajonal do të përfitojnë qytetarët dhe biznesi.”
Më tej, Komisioneri për Zgjerimin ka theksuar se BE është gati dhe ka vendosur të japë 30 miliard euro për këtë treg, por rajoni sipas tij është ai që duhet të jetë gati.
Good exchange w #WesternBalkans leaders in Tirana on bringing forward our common agenda. @EU_Commission put fwd almost €30 bn Economic&Investment Plan, a third of region’s GDP. Implementation now is key: with IPA III agreed, we are ready, important that region is ready too. pic.twitter.com/QbPmvHIGg0
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 10, 2021