Shkarkimi i Metës, kush është deputeti që publikoi në Facebook votën kundër: Turp ata që e dirigjuan këtë proces

Pa Kategori

Publikuar: 09/06/2021

Shkarkimi i Metës, kush është deputeti që publikoi në Facebook votën kundër: Turp ata që e dirigjuan këtë proces

Xhetan Xhetani është deputeti që votoi kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta dhe votën e tij e publikoi në Facebook.

Xhetani e shoqeron foton me një kritikë të fortë kundër deputetëve socialistë që ndërmorën nismën për shkarkimin e Metës.

“Për herë te parë, në historine e pluralizmit në Shqipëri shkohet në shkarkimin e një Presidenti! Turp për të gjthë ata që e dirigjuan këtë proçes! Vota ime është transparente, kundër shkarkimit të Presidentit!” shkruan Xhetani.