E konfirmuar/ Gjendet i vdekur shefi i antidrogës në Ulqin, dyshohet se është vrarë

Pa Kategori

Publikuar: 09/06/2021

E konfirmuar/ Gjendet i vdekur shefi i antidrogës në Ulqin, dyshohet se është vrarë

Mbrëmjen e së martës uniformat e policisë kufitare në Mal të Zi gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë, Rudolf Elezoviç, në Shëngjergj të Ulqinit.

Zhdukja e ish-shefit të Policisë së Ulqinit u raportua më 27 maj nga gruaja e tij Marina, ndërsa dyshohet se ai është vrarë. Trupi i pajetë i Elezoviç u dërgua për autopsi në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë.”, njoftoi prokurori i shtetit.

“Vijesti” njoftoi këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë që dyshohej se ishte i Elezoviçit. I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por tani për tani gjithçka tregon për vetëvrasje.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Pas largimit nga Policia e Ulqinit ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në sektorin e policisë kufitare. Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.