Në Vorë u regjistrua një aksident rrugor, këtë të martë. Një furgon i mbushur me pasagjerë u përmbys në mes të rrugës, duke krijuar jo pak panik.
Aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e shoferit.
Mësohet se nga përplasja kanë mbetur disa qytetarë të lënduar, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është kritike.