Gazetari Artan Hoxha kujton një përballje televizive me kryeministrin Edi Rama, në vitin 2018, kur ky i fundit thoshte për vrasësit dhe kriminelët “kokat hëngshin”.
Referuar krimeve të ndodhura së fundi në mbarë vendin, Artan Hoxha i drejtohet Rmaës, duke i thënë që të dalë edhe njëherë e t’iu thotë kriminelëve të mbajnë pak dorën, pasi sipas tij, “ata” vetëm kryeministrin dëgjojnë.
Postimi i Artan Hoxhës:
13 nentor 2018….
Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the…
Ja ta degjuan keshillen o komandant.
Por meqe u the:
“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…
Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne.
Thuaju qe ta mbajne pak doren.
Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen…
U keputen ne mes varrmihesit e kompanive funerale, duke hapur gropa çdo dite, qe sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje ne dite.