Prapaskena

Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse autori vrau ish-dhëndrin: I kishte ndërtuar vilë tre katëshe

Publikuar: 08/06/2021

Avokati i autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka zbuluar në gjykatë se arsyeja që ka çuar në këtë vrasje të rëndë është fakti se sipas tij, viktima i thoshte djalit të vogël se nëna ka vdekur dhe s’ke ku e takon.

Po ashtu ai ka thënë se më herët Kudrejt Saliaj i ka kërcënuar me armë familjarisht familjen e Mexhit Picarit, ndërkohë që ky i fundit i kishte bërë një vilë tre katëshe në autostradë, i kishte blerë një fuoristradë dhe i kishte dhënë dy dynym tokë.

Avokati i Mexhit PicaritKudretit, vjehrri i bëri vilë 3 katëshe, i fali 2 dynym tokë në autostradë, i bleu foristradë të re. Pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit, të dhunuar dhe Kudreti e ka rrahuar vajzën e Mexhitit në një pyll dhe i ka kërcënuar me armë familjarisht.

Psikologia e caktuar nga Gjykata duhet të ishte e paanshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare.

Mexhiti se ka njohur fare Adriatik Camajn e s’ka pasur qëllim të keq ndaj tij.

Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thonin nëna ka vdekur e s’ke ku e takon. Ky ishte shkaku ngjarjes së rëndë”. 



Më të lexuarat