Prapaskena

Nis sot nga Ksamili në Velipojë operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje! Paralajmërimi i Ramës: Kush ka zaptuar bregdetin, le t’i prishi vetë

Publikuar: 07/06/2021

Në Shqipëri starton sot një operacion i madh për mbrojtjen e territorit.

Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri, fillon operacioni i shembjes e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘rrëzojë sot’ në zonën e Velipojës 15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30

Pesë ditë më parë ishte Edi Rama ai që u la afat pronarëve që kanë ndërtuar pa leje, deri sot, që t’i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë më të rënda. Paralajmërimi shkoi për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, është vendosur si prioritet absolut nga Qeveria, madje duke e konsideruar si të njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit.



Më të lexuarat