Vrasja e ish-dhëndrit, arrestohet vajza e autorit të krimit, për çfarë akuzohet

Pa Kategori

Publikuar: 05/06/2021

Vrasja e ish-dhëndrit, arrestohet vajza e autorit të krimit, për çfarë akuzohet

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin e dhënë nga Prokuroria për arrestimin e Dhurata Saliajt, vajzën e Mexhit Picarit.

Ky i fundit vrau sot në një lokal te Gjykata e Tiranës ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Mësohet se policia e ka arrestuar vajzën e autorit të krimit, pasi akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e ish-bashkëshortit të saj.

Si ndodhi ngjarja – zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan neësbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan neësbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.