Prapaskena

Të qara, thirrje e ulërima/ Policia përplaset me banorët e Lumasit, prej 2 muajsh protestojnë për ujin e Sinecit

Publikuar: 05/06/2021

Banorët e Lumasit janë përplasur me policinë gjatë protestës për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit.

Mes tyre gra e burra kanë kundërshtuar me forcë që mjetet të punonin duke thërritur me të madhe, qarë e ulëritur.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2 muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit, për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit.

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Lumas, të cilët nuk janë ndalur asnjë ditë në mbrojtje të burimit të Sinecit, ka degjeneruar në dhunë nga ana e policisë.

Sipas banorëve-disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariat.



Më të lexuarat