Shqipëria drejt mposhtjes së koronavirusit, mbyllet spitali Covid-2

Pa Kategori

Publikuar: 02/06/2021

Shqipëria drejt mposhtjes së koronavirusit, mbyllet spitali Covid-2

Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të jetë më i dedikuar për pacientët e prekur me Covid.

Kjo e mërkurë, shënon kështu mbylljen e spitalit Covid 2. Sipas asaj që raporton Klan News, lajmin e konfirmoi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

15 pacientët të prekur me koronavirus që ndodheshin në këtë spital, do të transferohen në spitalin Covid 1.