Publikohet videoja kur qëllohet me breshëri automatike ndaj Delon Troqes, i cili u ekzekutua disa ditë më parë përpara servisit të tij në Vlorë.
Ne date 21 maj mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas 38 vjeçar i identifikuar si Delon Troqe, i cili kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja.
Një breshëri kallashnikovi u zbras ndaj 38 vjeçarit përpara servisit në pronësi të tij, në lagjen Pavarësia. Plagët që ka marrë nga të shtënat rezultuan fatale për Troqen, i cili ndërroi jetë në spital.
Pikërisht në spital pati dhe një konfrontim mes familjarëve të viktimës dhe bluzave të bardha dhe sipas burimeve bluzat e bardha janë dhunuar nga familjarët.
Pak momente pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën mbrëmjen e të premtes, date 21 maj 2021, një makinë u gjet duke u djegur në Shërisht, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.
Sipas burimeve, shtetasi Delon Troqe rezulton me precedent penal duke qenë se është dënuar për trafik droge.