Pa “El Clasico” me lekët e biznesmenit, KLGJ “fundos” gjyqtarin

Pa Kategori

Publikuar: 02/06/2021

Pa “El Clasico” me lekët e biznesmenit, KLGJ “fundos” gjyqtarin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra magjistratin Klinton Spahiu. Shkarkimi i tij u kërkua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pasi e akuzonte për korrupsion.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, u bë i njohur për rastin El Clasico, së bashku me 2 gjyqtarë të tjerë, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Të akuzuar se panë ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës me paratë e një biznesmen, ata u dënuan me shërbim prove. Në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me 4 vite shërbim prove.