Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet sot për të miratuar projekt-vendimin për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm dhe analizën post-zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.
Vetë Rama është shprehur se Kongresi do të mbahet në 12 qershor.
Takimi online do të mbahet në orën 17.30. Por, pak orë para nisjes së saj bëhet me dije se kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk do të marrë pjesë në të. Ai nuk do të jetë sot në mbledhjen e një prej forumeve më të larta të Partisë.
News 24 shkruan se kryeministri shqiptar do të udhëtojë sot drejt Turqisë, nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Punimet e Asamblesë në mungesë të Edi Ramës do të drejtohen nga nurmi 2 i kësja force politike, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.