Data 9 qershor do të jetë dita ku do të bëhet mbledhja e kuvendit, për shkarkimin e presidentit Meta. Pas përfundimit të provave nga Komisioni Hetimor është caktuar edhe data ku do të bëhet edhe seanca e kuvendit për shkarkimin e presidenin.
Fillimisht ishte paralajmëruar data 10 qershor për seancën e shkarkimit, por iu afrua me datën 9 qershor.
Ndërsa të premten e shkuar komisioni i posaçëm hetimor miratoi raportin final prej 97 faqesh në total.
Për votimin e raportit të komisionit të posaçëm nevojiten 93 vota të Parlamentit.
Njoftimi i Kuvendit
Konferenca e Kryetarëve caktoi datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.
Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).