Një vrasje mafioze ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vari të Athinës. Boksieri i njohur, Tassos Berdesis, është ekzekutuar këtë të hënë në Greqi nga një makinë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Andrea Papandreau 22.
Tassos Berdesis ishte i njohur gjerësisht në vendin fqinj për pjesëmarjen e tij në një reality show, në të cilin kishte dalë edhe fitues. Veç kësja, boksieri ishte në një lidhje dashurie me Miss Greqinë, Dionysia Koukiou.
Informacionet e policisë greke tregojnë se boksieri ka qenë i lidhur me botën e krimit dhe kjo vrasje mund të ketë lidhje me aktivitetet e tij të mëparshme. Në 2008 ai vuante një dënim në burgun e Patras, teksa u arratis asokohe, për t’u kapur pak kohë më vonë nga forcat e rendit.
Kujtojmë që mbrëmjen e djehsm një tjetër ekzekutim ka tronditur Greqinë, ku u vra me tetë plumba shqiptari Aristides Pappas.