Kërcënon kryegjyqtarja e “Tik Tok-ut”: Nuk kam postuar kurrë video, do e ndjek ligjërisht!

Pa Kategori

Publikuar: 31/05/2021

Kërcënon kryegjyqtarja e “Tik Tok-ut”: Nuk kam postuar kurrë video, do e ndjek ligjërisht!

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka dhënë një reagim për media, ku mohon që ajo të ketë postuar foto dhe video të saj nga ambientet e zyrës në rrjetin socal ‘Tik Tok’.

“Nuk disponoj “Tik-Tok”. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere here ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes , por vetem familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët”, ka thënë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit.

Videot e gjyqtares së Elbasanit duke pozuar ne ambientet e gjykates, por edhe ne makinë u publikuan një ditë më parë nga ‘Hashtag’ dhe më pas u shpërndanë në media.

Në njoftimin e ILD, e cila ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryegjyqtares, thuhet: “Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan.

Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”.