Gazetari Adriatik Doçi ka renditur disa fakte tronditëse që konfirmojnë se Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë shitur Partinë Demokrarike dhe zgjedhjet, për të shumfishuar pasurinë e tyre. Sipas tij, këto pazare duke përodrur PD-në, janë një nga arsyet se pse SHBA e kanë futur Sali Berishën në listën e zezë, fat të cilin e rrizikon edhe Basha. Doçi shkruan se Basha dhe Berisha po mashtrojnë edhe një herë demokratët për humbjen e shtatë radhazi, për të mbajtur peng PD, për ta përdorar për pazare të tjera dhe mburojë nga veprimi i drejtësisë.
Reagimi i plotë i gazetarit
Pas çdo humbje, Lulzim Basha hap dhe më pas bashkon PD-në. Ka 8 vite që e ka kthyer partinë në firzamonikë.
Ç’është e vërteta, për Bashën dhe Berishën, humbja nuk ka asnjë kuptim dhe domethënie. Kanë humbur, po humbin dhe do humbin vetëm demokratët.
Praktikisht, Berisha dhe Basha kanë fituar më shumë, duke shumfishuar pasurinë dhe rritur pazarin, pas çdo humbje të PD-së dhe demokratëve.
Sa më thellë humbet PD-ja, aq më shumë rritet pasuria e familjeve Basha dhe Berisha.
Fakte konkrete:
20 kulla ka ngritur Familja Berisha, vitet e fundit, me para të pista, mbi pronën shtetërore ish Klubi Partizani, të grabitur në mënyrë mafioze. Vlera e tyre është mbi 120 milionë euro. (Të gjitha të dokumentuara)
Një spital privat dhe një televizion që financohen me para korrupsioni, janë në pronësi të kamufluar të Familjes Berisha.
Rreth 4 milionë euro para të pista ka hedhur Zeni në Gërdec, për të ngritur një fabrikë boronicash. Janë para të pista, pasi Zeni nuk ka punuar asnjë ditë. (Të gjitha të dokumentuara)
Një oligark që financon Zenin me kontrata fiktive, për të mbuluar pastrimin e parave, është grabiqari më famëkeq i parave dhe pasurive pubkike, me kompani që i kanë rrënjët në parajsa fiskale. (Të gjitha të dokumentuara)
Mbi 100 oligarkë dhe klientë, të cilët kanë marrë dhe marrin para publike, përmes koncensioneve, tenderave, lejeve etj., kanë sajuar kontrata të ndryshme për t’i dhënë kunatit të Lulzim Bashës miliona euro. Vërtetë PD ka 8 vite në opozitë, por sot Lulzim Basha dhe familja e tij janë përfituesit më të mëdhenj të parave publike. Nuk ju kujtohet se si lista oligarkëve që denonconte Basha zvogëlohej çdo javë?! Kush ‘votonte’ tek Kunati, i hiqej emri nga lista. Sot vetëm Vilma Nushi nuk ka ‘votuar’ ende tek Kunati.
(Të gjitha të dokumentuara)
Me disa vila, qindra mijëra euro dhe makina luksoze është shtuar pasuria e Lulzim Bashës në opozitë.
16 milionë euro kanë kaluar në xhepin e vjehrrit të Bashës për pallatin që kishte ngritur mbi det, dhe avokatja e tij, sot është Avokate e Popullit. Dhe 16 milionë euro janë thjeshtë një bakshish.
Kjo është arsyeja se pse Lulzim Basha përsërit të njëjtin marifet dhe të njëjtën përrallë pas çdo humbje, thjeshtë për të kontrolluar PD-në, nën patronazhin e Familjes Berisha.
Janë dy Familje që kanë okupuar PD për pazare dhe plaçkitje, njëra në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tjetra kandidate për non grata.
Dhe akuzojnë Sorosin, ish-mikun e tyre të shtrenjtë, se fshihet pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i futur në listën e zezë për korrupsion madhor.
Ndatërrojnë DASH me Fahri Balliun!