Mbushi aq shumë çantat me para sa nuk i ngrinte dot, policia e kap në flagrancë, nuk ka lidhje me Ilir Metën

Pa Kategori

Publikuar: 30/05/2021

Mbushi aq shumë çantat me para sa nuk i ngrinte dot, policia e kap në flagrancë, nuk ka lidhje me Ilir Metën

Efektivët britanikë sekuestruan 5 milionë paundë ‘cash’, sasia më e madhe e që ka zbuluar ndonjëherë forca policore e Londrës.

Në Londër dyshohet se ka dërguar qindra miliona euro Ilir Meta, por rasti në fjalë nuk ka lidhje me politikanin dhe Presidentin e Shqipërisë!

Zbulimi u bë fare rastësisht, pasi policët vunë re se një person që po dilte nga një banesë në Fulham, kishin ngarkuar disa çanta të mëdha e të rënda, të cilat mezi po i çonte në bagazhin e makinës.

Rezultoi që ato ishin të mbushura me para.

Pikërisht fakti që Ruslan Shamsutdinov po mundohej shumë që t’i fuste në mjet çantat në fjalë tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit, thotë CNN.

Kur policët u afruan dhe kërkuan të shohin se çfarë kishte aty, zbuluan tufat e parave.

Një kërkim më pas, në apartamentin e të ndaluarit nxori në dritë një skemë të pastrimit të parave.

39 mijë euro e 8 mijë paundë të tjerë u gjetën më pas në shtëpinë e Shamsutdinov.

Në deklaratën zyrtare thuhet se pesë milionë paundët e sekuestruar në Fulham ishin para që vinin nga bota e krimit.

Shumica e tyre ishin fshehur poshtë një shtrati.

Përveç Shamsutdinov, edhe dy persona të tjerë janë ndaluar për këtë episod e po merren në pyetje nga policia.