Altin Goxhaj sulmon Bashën: E ka kthyer PD-në në një arkivol me kufomë që po qelb gjithë dynjanë, në Shqipëri mungon opozita

Pa Kategori

Publikuar: 30/05/2021

Altin Goxhaj sulmon Bashën: E ka kthyer PD-në në një arkivol me kufomë që po qelb gjithë dynjanë, në Shqipëri mungon opozita

Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se e ka kthyer PD-në në një arkivol me një kufomë brenda e cila po qelb vendin.

Ai tha në një intervistë në Fax News se Shqipërisë i mungon opozita, pasi PArtia Demokratike nuk egziston më për faj të Bashës, i cili e ka çuar drejt degradimit.

“Këtu ne do bëjmë agorën tonë, për të mbrojtur qytetarët nga mungesa e një opozite dhe përballë diktaturës. Në këtë moment është vërtetuar që nuk ka parti opozitare, ka vetëm një kufomë, një zombi që quhet Partia Demokratike. Ka qenë PD, nuk është më. Tani është vetëm një arkivol me një kufomë që po kalbet dhe po qelb gjithë dynjanë. Arsyeja e vetme është Lulzim Basha, kurse shkaku kryesor quhet Soros”, tha Goxhaj.