Aksident i rëndë në Kurbin, humb jetën 45-vjeçari (Emri)

Pa Kategori

Publikuar: 30/05/2021

Aksident i rëndë në Kurbin, humb jetën 45-vjeçari (Emri)

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin e vjetër Laç-Mamurras, në Kurbin.

Mesohet se një makinë ka përplasur për vdekje 45-vjeçarin Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit.

Drejtues i mjetit ka qenë shtetasi Agis Vathi, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit ,i cili është larguar nga vendngjarja.

Në vijim të informacionit paraprak, ju bëjmë me dije se drejtuesi i mjeti tip “Benz” shtetasi A.V.,i cili ishte larguar nga vendngjarja është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.