Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në afërsi të derës së jashtme të një apartamenti në pronësi të shtetasit Besnik Çoku në qytetin e Lushnjës.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe dera e hyrjes përballë saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Liushnjë Informacion Paraprak
Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.