Haverz ka shënuar për Çelësin në minutën e 42, duke gjetur një hapsirë në mbrojtjen e Sitit.
Si qytetarët ashtu dhe blutë e Londrës, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për ta bërë të tyre, trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube.
Për sa i përket trajnerëve, Pep Guardiola kërkon të fitojë Champions-in e tretë në karrierën e tij pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën, ndërsa Tomas Tuhel është trajneri i parë që arrin në finalen e Ligës së Kampioneve në dy sezone radhazi me dy klube të ndryshme.
Gjermani mund të bëhet tekniku i tretë që humbet dy finale radhazi pas Marçelo Lipit (1997 dhe 1998, Juventus) dhe Hektor Kuperit (2000 dhe 2001, Valencia).