Agron Shehaj vijon kritikat dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, i cili pas gjashtë humbje radhazi vijon të mbajë peng PD-në sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Gjatë një takimi me strukturar e PD në njësinë nr. 9 në Tiranë, Shehaj ka zënë ngushtë Bashën, teksa e ka pyetur se pse kërkon të shkojë në Kuvend kur sipas tij zgjedhjet janë vjedhur.
“Basha ju premtoi se do e rrëzonte Ramën, në fillim me protesta, bojkot dhe në fund me zgjedhje. Dështoi, por prap mund do ta lëshojë karrigen, e ka drejtuar partinë si ka dashur vetë dhe prap nuk do të marrë përgjegjësi, sot po justifikohet se zgjedhjet nuk i ka humbur, por kanë qenë një masakër elektorale.
Ka pasur vjedhje të votave, por nëse mendojmë se kjo është e vetmja arsye, atëherë si mundet që të njohim zgjedhjet dhe të futemi në parlament, si mund të shkojmë në zgjedhjet e reja.
Kush është i bindur që arsyeja e vetme që kemi humbur është blerja masive e votave nuk mund të futet në parlament, por t’u bëjë thirrje demokratëve që parlamenti të mos ngrihet. Jam i bindur që ka pasur blerje masive të votave, por një nga problemet kryesore gjatë opozitës, djegia e mandate”, tha Shehaj.
Ai ka prezantuar edhe 4 elementët kryesorë të platformës së tij, nëse merr drejtimin e PD-së.
“PD duhet të forcohet dhe kjo duhet të vijë si pasojë e modernizimit, promovimi i njerëzve të mirë dhe të aftë, duke filluar te lista e deputetëve.
Kjo listë duhet të bëhet nga anëtarët, janë ata që duhet të votojnë se kush është në listë dhe se si duhet të renditet. Pika e dytë është përgjegjësia e liderit të PD.
Jam i bindur që lideri i PD duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë më. Lideri duhet të jetë i lidhur me fitoren, nëse nuk fiton duhet të largohet.
Elementi i tretë është modernizimi i komunikimit dhe përfshirjes së anëtarësisë nëpërmjet një platforme online, t’i merret mendimi për disa çështje që Forumet e shikojnë të nevojshme, lokale apo kombëtare.
Financa e PD, duhet ta bëjë të qartë dhe transparente se si financohet dhe se si përdoren financa, duhet të shmanget financimi me biznese që marrin para publike apo nga persona të dyshimtë”, tha Shehaj.