Deputeti Spartak Braho mbështeti përfundimit e arritura, ndërsa theksoi se Presidenti ka rënë moralisht.
“Presidenti nuk ka kompetencë të jetë garant i kushtetutës, Meta ka rënë moralisht. Nuk ka funksionuar si president. Vlerësoj punën e kryer me radhë, të kryetarit, të sekretares, të nënkryetarit dhe tërë kolegëve të cilët mendoj kane qenë seriozë në punën e tyre,” tha Braho.
Vetë Presidenca këtë raport e cilësoi nul dhe antikushtetuese dhe se Ilir Meta do të përfundojë të plotë mandatin e tij deri më 24 korrik 2022, duke mos e njohur vendimin e këtij komisioni “se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Sot Komisionin përmbylli punën e tij 3 javore dhe se raportin përfundimtar do ia dërgojë Kuvendit. Do të jetë në dorë të Parlamentit nëse do e votojë apo jo shkarkimin e presidentit. Në të gjithë procesin kohor të punës së Komisionit, vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar të paraqitet edhe pse është thirrur disa herë prej tij.
Ky është komisioni i dytë i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, ku vendosmëria e socialistëve duket se këtë herë shkoi deri në fund.