Prapaskena

E gjithë vëmendja te vajza e Eminem, shfaqet provokuese e veshur me… (FOTO)

Publikuar: 28/05/2021

Vajza e reperit të famshëm Eminem së fundmi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet provokuese në rrjetet sociale.

25-vjeçarja Hailie Jade ndau me ndjekësit në “Instagram” disa imazhe, në të cilat shihet e veshur me bikini të bardha dhe bashkangjitur tyre shkruante: “Gati për të gjitha ditët e verës”.

Jade dukej mahnitëse e veshur me bikini, të cilat i nxirrnin në pah asetet e saj bombastike. Këto imazhe vijnë pak pasi Eminem u shpreh publikisht se ndihej shumë krenar për të bijën.

Ai tha se tashmë ajo është rritur, ka një të dashur dhe është diplomuar në shkollë.



Më të lexuarat