Basha: Ndërkombëtarët të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë vonë

Pa Kategori

Publikuar: 28/05/2021

Basha: Ndërkombëtarët të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë vonë

Pas takimit që zhvilloi sot në selinë blu me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, Luzlim Basha tha se i ka kërkuar që të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë. Basha tha se rruga e vetme e Shqipërisë është të integrohet në BE.

“Një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë dhe për të ecur para me integrimin.

Për PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se sa procesi i integrimit që është i bazuar tek arritje dhe meritat dhe për fat të keq me këto zhvillime siç e kemi parë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për sa i përket arritjeve që janë rënduare dhe më shumë me zgjedhjet e 25 prillit.

Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe atë të reformës zgjedhore të 5 qershorit, por qeveria i shkeli të dyja këto.

Ajo që i kam kërkuar Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë”, tha Basha.