Prapaskena

Michael Roth: Shqipëria ka shënuar arritje, po punojmë për vendime pozitive në 22 qershor

Publikuar: 27/05/2021

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministri gjerman për Europën Michael Roth tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar progres.

Gjithashtu ai shtoi se ende ka shumë punë për të bërë, por për një periudhë të mirë kohë Shqipëria ka shënuar arritje.

Po ashtu ministri gjerman theksoi se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë progres, duke shtuar se punohet me trysni që në datën 22 qershor Këshillimi i Ministrave të Europës të qershor të marrin një vendim pozitiv.

“Zoti kryeministër, të nderuar zonja dhe zotërinj është bukur të jesh këtu. Mua më ka marrë malli për ju. Dhe jam i gëzuar që mund të tregoj shenjë solidariteti për Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht ndaj Shqipërisë. Ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por këtu nuk bëhet fjalë për preferencat e mia, por për një interes strategjik të Bashkimit Europian.

Paqa, stabiliteti, mirëqenia, shteti ligjor si edhe pajtimi rajonal janë në interesin e Gjermanisë. Shumë prej jush janë të frustruar apo të zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë shumëçka, ju të gjithë e dini që ka pasur kushte të tjera për t’u plotësuar nga ana e Shqipërisë.

Për një periudhë të mirë kohe ne mund të themi që Shqipëria kë shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet edhe për RMV dhe për këtë arsye në po punojmë me trysni që në datën 22 qershor Këshillimi i Ministrave të Europës të qershor të marrin një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim. Sot jemi në fillim të një rruge… Ne nuk jemi thjesht komunitet ekonomik apo monetar, por jemi edhe komunitet vlerash”, tha ai.



Më të lexuarat