Prapaskena

Lukashenko kërcënon BE-në me një plan të çuditshëm

Publikuar: 27/05/2021

Fillimisht diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko rrëmbeu në ajër një avion për të arrestuar një gazetar kritik të regjimit të tij.

Tani ai ka kërcënuar Bashkimin Europian se do të hakmerret ndaj sanksioneve ekonomike që do vendosen ndaj Minskut. Në një deklaratë në parlament, ai tha se ka një plan të çuditshëm për të ndëshkuar BE-në.

“Do të hap kufinjtë, që trafikantët të kenë dorë të lirë. Deri më tani i kemi ndaluar ne emigrantët dhe drogën. Tani kapini ju vetë,” tha ai.

Por sipas agjencisë evropiane të kufijve, Frontex, vetëm një grusht emigrantësh kalojnë përmes këtij vendi drejt BE.

Më herët u mësua se historia e bombës në avionin ku udhëtonte gazetari ishte shpikur.



Më të lexuarat