Agron Shehaj po kthehet në një makth për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën ashtu si Sokol Olldashi në vitin 2013, kur garoi për kreun e PD-së, në një kohë kur Familja Berisha ia kishte besuar administrimin e partisë Bashës dhe zgjedhjet ishin thjeshtë një formalitet.
Kandidati për kreu e PD, Agron Shehaj, ka ‘bombarduar’ sot me akuza Lulzim Bashën nga Shkodra. Sipas Shehajt, Luzim Basha ka dështuar dhe ka humbur besimin. Shehaj tha se Basha po mban peng karrigen e kryetarit të PD-së me alibinë se zgjedhjet janë vjedhur.
“Basha e filloi me protetsta me bojkote dhe me zgjedhjet, por dështoi. E ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. Nuk do që të marrë përsipër atë që u bëri demokratëve.
Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD s’mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama.
Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD.
Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë.
Për të mundur Ramën na duhn njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e Pd por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”.