Prapaskena

Shpërthen bombola e gazit në Devoll, lëndohen dy persona

Publikuar: 26/05/2021

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Devoll, ku kanë marrë lëndime të lehta në trup 2 persona.

Mesohet se ngjarja ndodhi në fshatin Kapshticë të Devollit ne banesën e shtetasit Siri Pasholli, ku ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi S. Pasholli dhe T.Pasholli të cilët po marrin mjekim në spitalin e Devollit.

Në vendngjarje ndodhet Policia dhe zjarrfikësit të cilët po kryejnë veprimet procedurale.



Më të lexuarat