Prapaskena

Shiten 88 mijë USD në ankand letrat e presidentit Kenedy për të dashurën sekrete

Publikuar: 26/05/2021

Tri letra të shkruara me dorë nga John F. Kennedy për Gunilla von Post, të dashurën e tij suedeze, u shitën me ankand nga RR Ankandi në Boston. Me çmimin 88,000 dollarë ato u blenë  nga një koleksionist prej arkivës personale të Gunilla von Post.

Aristokratja suedeze e takoi presidentin e ardhshëm të SHBA në Gusht 1953, një muaj para martesës së tij me atë që do të bëhej Jackie Kennedy, shkruan revista franceze Paris Match.

Por vetëm në 1955 të dy të dashuruarit do të fillonin lidhjen e tyre. Larg nga të qenit një romancë e thjeshtë verore, historia e tyre do të zgjaste një vit dhe do të përfundonte me hidhërim të vërtetë.

Kështu, përmes korrespondencës, mësojmë se JFK do ishte i aftë për të bërë gjithçka qoftë edhe duke i dhënë fund martesës së tij për të sjellë Gunillën në Amerikë …

John F. Kennedy's love letters to Swedish mistress written after marriage  to Jackie up for auction - ABC7 New York

Por nuk qe e thënë. Ambiciet e tij politike dhe aborti traumatik i Jackie do të bëheshin për shkak për fundin e romancës së tyre.

I trishtuar, Kenedi, ky Don Juan i përjetshëm do të mësonte se gruaja e ëndërrave të tij do të martohej me një pronar të madh tokash.

“Ju jeni e mrekullueshme dhe ju më mungoni shumë”, ishin fjalët e fundit të tij që gjenden në një prej letrave që u shit së fundi në ankandin e Bostonit.

 



Më të lexuarat