Pas Beratit, LSI “digjet” edhe në Durrës!

Pa Kategori

Publikuar: 26/05/2021

Pas Beratit, LSI “digjet” edhe në Durrës!

Edhe pas rinumërimit të 108 kutive të votimit në Qarkun e Durrësit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit me një diferencë të vogël votash.

Pas rinumërimit të votave, LSI jo vetëm nuk ka arritur të marrë vota shtesë, por ka humbur edhe një votë, ndërsa dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.

Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS.

Rihapja e kutive më herët për Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës nuk ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve dhe për pasojë as mandatet e deputetëve të partive përkatëse.