Elbasani nuk gjen qetësi/ Vrasja e dy vëllezërve në Roterdam, marrin kthesë hetimet, i plagosuri merret i pandehur

Pa Kategori

Publikuar: 26/05/2021

Elbasani nuk gjen qetësi/ Vrasja e dy vëllezërve në Roterdam, marrin kthesë hetimet, i plagosuri merret i pandehur

Kur kanë kaluar 6 vite nga ngjarja e rëndë që tronditi Roterdamin ku në një apartament u vranë Florenc dhe Glevis Tola dy vëllezër nga Elbasani, autoritetet atje kanë rihapur sërish çështjen.

Prokurori i Roterdamit ka thirrur të pandehur Serxhio Pikun, i cili mbrëmjen e 15 Janarit ndodhej bashkë me vëllezërit Tola dhe mbeti i plagosur. Ishte ai që njoftoi policinë e cila në momentin e mbërritjes në vendngjarje gjeti pa shenja jete dy vëllezërit.

Me vendim të autoriteteve në Roterdam, Piku duhet të paraqitet në gjykatë me datë 15 qershor. lorenc dhe Glevis Tola u vranë në Janar të vitit 2015 në Roterdam të Holandës. Dy vëllezërit jetonin prej vitesh në Holandë në zonën e njohur si “lagjja e bullgarëve”, ndërsa vinin shpesh në Shqipëri.

Për vrasjen e dy vëllezërve u akuzua fillimisht Herald R. por gjykata holandeze rrëzoi akuzën e ngritur ndaj tij për vrasjen e dyfishtë për mungesë provash.

Sipas Abcenws, konflikti i 6 viteve më parë nisi pasi 27 vjeçari Herald R. dhe Enton Janushi kishin shkuar për t’i blerë rreth 6 kg kokainë dy vëllezërve Tola dhe Serxhio Pikut. Herald R. tha para gjykatës që ai ka qenë duke numëruar paratë kur në kuzhinë ka plasur një sherr midis Entonit dhe Florencit.