Në superstradën Milot-Mamurras prej më shumë se dy orësh qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi. Kjo për shkak se një kamion i tonazhit të rëndë ka hedhur zhavor në mes të rrugës, në një distancë prej disa metrash.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur paraditen e sotme në këtë aks rrugor, në vendin e quajtur mbikalimi i Laçit. Ngjarja duket se është aksidentale pasi disa metra larg vendit ku është derdhur zhavori, kamioni ka ndaluar.
Disa prej kalimtarëve mundohen ta pastrojnë vetë rrugën, pasi sipas tyre deri tani as Policia dhe as autoritete e tjera përgjegjëse nuk kanë shkuar për ta pastruar, apo dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve.