Prapaskena

Berisha: Rama-Soros pas akuzave të Blinken për mua

Publikuar: 22/05/2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për shpalljen “non grata”nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.

“Dhe çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara ndaj Soros dhe ishte Rama direkt me hetimi qeveritar anti-korrupsion”.

Por a ka DASH burime apo informacione më të klasifikuara, që mund të dalin më pas në dritë?

“E ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi.”

Berisha sqaron edhe qëndrimin e ekspertit amerikan të së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, i cili tha se Sekretari i Shtetit gëzon imunitet për veprimet zyrtare dhe se në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme.

“Pa asnjë diskutim që ka imunitet për shkak të funskioneve, por ka një ligj universal për imunitar. Shpifja përjashtohet në të gjithë botën nga imuniteti. Shpifja paditet kudo që ajo shfaqet”

Thotë se do jetë i hapur për çdo lloj hetimi, pavarësisht vendimit të gjykatës së Parisit dhe se këtë betejë do ta ndjekë vetëm në rrugë ligjore e aspak politike.



Më të lexuarat