Policia e Tiranës ka arrestuar kengëtarin e njohur Aleksandër Gjoka. Mesohet se Gjoka është ndaluar nga efektivët e qarkullimit rrugor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.