Prapaskena

VENDIMI/ Lirohet nga detyra Thoma Gëllci, ja kush e merr drejtimin e RTSH

Publikuar: 21/05/2021

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllci është liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve.

Në vendim thuhet se duke qenë se mandati i Thoma Gëllcit ka përfunduar që më 06.05.2021, Këshilli Drejtues i RTSH konstaton se çdo veprim i ndërmarrë nga drejtori i RTSH do të pas përfundimit të mandatit përben shkelje , pasi është në tejkalim të kompetencave të tij, për të cilin do të mbajë përgjegjësi ligjore.

Drejtimi i RTSH i kalon zv.drejtorit të Përgjithshëm, Martin Lekës.



Më të lexuarat