Adriatik Llalla bëhet zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar pretencën e SPAK duke mbyllur kështu në shkallë të parë këtë çështje.
Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur dhe Llalla mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua. Avokati theksoi se të gjitha blerjet e trojeve nga Llalla janë bëre përmes kontratave noteriale dhe se çdo shpenzim financiar i tij ka qenë në rrugë bankare.
Gjyqi ndaj Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit, por u mbyll në 5 seanca. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.
Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.