Prapaskena

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri në Tiranë (VIDEO)

Publikuar: 20/05/2021

Një stuhi e fuqishme shiu dhe breshëri përfshiu pasditen e sotme Tiranën. Në pak minuta moti ka ndryshuar, duke u shoqëruar me ulje të temperaturave dhe erë.

Stuhia me shi e breshër ka vijuar për pak minuta duke e shndërruar këtë pasdite të ngjashme me një ditë të vërtetë dimri.

Ndonëse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, ku supozohet të dominojnë ditët me diell, duket se moti ende nuk ka bërë kthesë.

Por reshjet e shiut kanë dominuar edhe në qytetet e tjera të vendit, ku kanë sjellë edhe ulje të temperaturave.



Më të lexuarat